VIDEO/ Giorga Meloni dhe Rama inspektim në Shëngjin dhe Gjadër, forca të shumta policie në rrugë

5 Qershor, 11:23

Forca të shumta policie janë vendosur në disa pika për të garantuar sigurinë dhe lëvizshmërinë e delegacionit të kryeministres italiane Giorgia Meloni drejt qendrës së pritjes në Shëngjin. Kryeministrja italiane do të shoqërohet edhe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Më pas delegacioni do të vizitojë dhe Gjadrin ku vijon ndërtimi i kampit të emigrantëve.