VIDEO/ 'Mora Fjalë' kthehet në himnin e festës, kuqezinjtë nxehin atmosferën në Tiranë

20 Nëntor 2023, 16:54

Tanimë tifozët e Kombëtares janë grumbulluar në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në Tiranë, ku kanë nisur të nxehin atmosferën në prag të Shqipëri - Ishujt Faroe, që merr jetë sot në orën 20:45 në "Air Albania". Me këngën "Mora Fjalë", tifozët risjellin kujtimin e heroit dhe Dëshmorit Adem Jashari.