VIDEO nga aksioni i OFL në kompleksin 'Golden' të Altin Hajrit

3 Shkurt 2020, 18:51 | Përditesimi: 3 Shkurt 2020, 18:51

TIRANË - Teksa Altin Hajri është në kërkim për pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës më 17 janar të vitit 2020, ligji Anti-KÇK ka bërë goditjen e parë në terren, duke sekuestruar kompleksin në pronësi të tij, "Golden" pranë Shijakut. 

Shqiptarja.com mëson ekskluzivisht përmes burimeve konfidenciale, se janë sekuestruar nga efektivët e "Operacionit Forca e Ligjit", veç kompleksit "Golden" edhe tre shtëpi dhe 1 pikë karburanti në pronësi të familjes Hajri. Ndërsa familja Hajri ka kohë vetëm 24 orë për të plotësuar formularin mbi justifikimin e pasurisë.

r.k./Shqiptarja.com