VIDEO/ Rama në Egjipt, pritet me ceremoni shtetërore: Linjë ajrore direkte Kajro-Tiranë! Homologu egjiptian: Së shpejti krijojmë komisionin e përbashkët të tregtisë

23 Tetor 2021, 22:27

KAJRO- Shqipëria dhe Egjipti do kenë një linjë ajrore direkte Kajro-Tiranë dhe anasjelltas. Lajmi u bë me dije nga kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Egjipt, ku u prit edhe me ceremoni shtetërore. Rama premtoi se avioni nga Tirana nuk do jetë kurrë bosh, duke theksuar se do i nxisë shqiptarët që të bëjnë pushime në Egjipt. Kultura egjiptiane, sipas Ramës do jetë baza e bashkëpunimit mes dy vendeve.