Kryeministri Edi Rama ka tërhequr sërish vëmendjen me veshjen e tij në një takim të nivelit të lartë për 75-vjetorin e krijimit të NATO-s.
Në ndryshim nga drejtuesit e shteteve të tjera, Rama kishte zgjedhur që kostumin e tij zyrtar, ta “thyente” me një palë atlete të bardha.
Në një video që qarkullon në media duket se atletet e Ramës nuk i kanë shpëtuar vëmendjes edhe nga Presidenti francez Emanuel Macron, i cili nuk ka hezituar që ti japë një shenjë “aprovimi” sapo e ka parë kryeministrin shqiptar.