Sa gjest emocionues, i gjithë stadiumi i Liverpoool në këmbë në solidaritet me Ronaldon pas vdekjes së të birit

19 Prill 2022, 22:20 | Përditesimi i fundit: 2022-04-20 07:20:57

Një gjest shumë i bukur nga ana e tifozëve në Anfield pas vdekjes së njërit prej binjakëve të porsalindur të Cristiano Ronaldos. Në takimin që po luhet mes Liverpool dhe Manchester United në minutën e shtatë të takimit të Premier League, tifozët vendas, ashtu edhe ata miq, janë solidarizuar me CR7.