Gati për verë? Monika Kryemadhi stërvitje në palestër

17 Qershor 2023, 10:26 | Përditesimi i fundit: 2023-06-17 10:27:54

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë ditën e djeshme një video duke bërë ushtrime fizike. Kryemadhi shfaqet krah instruktorit të saj duke realizuar ushtrime të vështira fizike, shoqëruar me një këngë motivuese në sfond në videon e publikuar në rrjetet sociale.

E veshur me veshje sportive, që i tregonin linjat dhe trupin në formë, Kryemadhi ka treguar edhe njëherë se sa e rëndësishme është për përditshmërinë e saj palestra dhe jeta sportive.