Video-skandali në bashkinë e Kukësit, Safet Gjici arrestohet me urdhër të SPAK për korrupsion! Arrest shtëpie për vajzën që shfaqet në zyrën e tij

24 Qershor 2023, 19:23

Ish kryebashkiaku i Kukësit është arrestuar ditën e sotme në banesën e tij në Tiranë me urdhër të SPAK. Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale të ‘korrupsionit pasiv’. Arrest shtëpie është caktuar për vajzën Alma.K e cila shfaqet në video-skandalin në zyrën e ish-kryebashkiakut ku pas marrëdhënies seksuale i kërkon tender për shoqatën e saj të qenve.