Vidhet targa diplomatike e ambasadës polake, policia dyshon se mund të përdoret për ngjarje kriminale! Autori i paidentifikuar

23 Qershor 2023, 12:55 | Përditesimi i fundit: 2023-06-23 15:47:36

Një targë CD e vjedhur disa ditë më parë në rrugën "Skënderbeg", njohur si Rruga e Ambasadave në Tiranë ka ngritur në këmbë Policinë e Tiranës. Një person, ende i paidentifikuar, mësohet se ka marrë targën diplomatike të ambasadës polake dhe është larguar. Policia, përmes pamjeve të kamerave të sigurisë në zonë ka mundur të fiksoj autorin e dyshuar të vjedhjes, por deri tani ka qenë i vështirë identifikimi.