Vidhnin banesa duke përdorur çelësa të klonuar, arrestohet 45-vjeçari në Tiranë, i dënuar më parë për vrasje! Në kërkim bashkëpunëtori i tij

29 Korrik 2023, 09:25

Një 45-vjeçar ëhstë vënë në pranga pasi akuzohet për vjedhjen e disa banesave në kryeqytet.

Finalizohet me sukses nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Smart keys”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.