Vidhnin sende me vlerë dhe i tregtonin në Shqipëri, SPAK nis hetimin pasuror për të arrestuarit, shoferi i ministrisë së Brendshme i lidhur me pronarë argjendarish

15 Qershor 2023, 12:38 | Përditesimi i fundit: 2023-06-15 16:34:12

Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka nisur hetim pasuror për të gjithë të arrestuarit e operacionit në kuadër të të cilit përfunduan në pranga disa persona, mes tyre edhe shoferi i Ministrise se Brendshme Sokol Idrizaj. Rezulton se ky i fundit kishte bashkëpunim me pronar argjendarish, shumica prej tyre në Tiranë dhe me aktivitet shitjen e sendeve me vlerë, si bizhuteri dhe aksesor.