Vidhte targa për t’i përdorur në ngjarje kriminale jashtë vendit, arrestohet 23 vjeçari në Tiranë

17 Gusht 2023, 09:08

Një 23-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur targat e 11 automjeteve në zonën e Yzberishtit, Misto Mames dhe të Kombinatit, me qëllim dërgimin e tyre jashtë Shqipërisë për tu përdorur për veprimtari kriminale.