Sot erdhën dy avionë nga Italia! Del kalendari për Gjermaninë, Anglinë e Francën/ Të karantinuarit në Durrës shijojnë detin nga ballkonet, hoteli i blinduar

20 Prill 2020, 15:48 | Përditesimi i fundit: 2020-04-20 22:12:10

TIRANE-Riatdhesimet e shqiptarëve nga vendet e Europës që kanë mbetur jashtë kufijve për shkak të koronavirusit vijuan edhe ditën e sotme me dy fluturime nga Italia. Pas dy ditëve të para që u riatdhesuan nga Stambolli dhe Italia, Roma dhe Milano, sot vijuan kthimet e shqiptarëve nga Bari dhe Roma. Ditën e shtunë u riatdhesuan nga Stambolli 155 shqiptarë nga Stambolli dhe Roma, ndërsa dje ‘Air Albania’ solli 134 shqiptarë  nga Milano.

Në momentin e mbërritjes në aeroportin e Rinasit, shqiptarët dërgohen me autobusë në dy hotelet e Durrësit duke ruajtur distancën, pra një pasagjer në një sedilje dyshe. Në karantinë në Durrës qëndrojnë për 14 ditë, ku 2/3 e shpenzimeve i paguan shteti, ndërsa qytetarët do të paguajnë 100 euro biletën dhe cdo ditë nga 7 euro për qëndrimin në hotel.