Riatdhesohen 134 shqiptarë! Qytetarja për Report Tv: Kisha burrin vetëm në shtëpi, isha e detyruar...Po rrija te një i njohuri im për javë të tëra, s'kisha ku të jetoja më

RINAS- 134 shtetas shqiptarë kanë mbërritur mbrëmjen e kësaj të diele në atdhe, në kuadër të operacionit të riatdhesimit si pasojë e COVID-19. Motivet e rikthimit në atdhe kanë qenë të ndryshme.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta ka marrë prononcime të disa qytetarëve, pjesa më e madhe e të cilëve kanë thënë se kanë qenë të detyruar të kthehen. Udhëtimi në Itali, tek vajza, edhe pse e kishte për herë të parë, nënës nga Burreli i ka lënë përshtypje shumë të keqe, aq sa thotë se nuk do të rikthehet më kurrë atje. Ajo ka rrëfyer se është detyruar që të prenotojë një dhomë treshe, për faktin se nuk ka pasur në dispozicion dhoma teke, teksa e ka kaluar edhe më një batutë. "Nuk do e ndaj me njëri, do flej sa në një krevat në një tjetër", tha ndër të tjera nëna. Një problematikë është pranuar edhe nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila bëri me dije se në ditët në vijim do të ofrohen edhe dhoma teke.

Ndërkohë, për mikrofonin e Report Tv, një tjetër nënë e cila kishte shkuar në Itali për kurim, pasi kishte kryer në ndërhyrje kirurgjikale tha se është kthyer në Shqipëri pasi ka vetëm bashkëshortin në shtëpi dhe ka qenë e detyruar. "Kam burrin vetëm në shtëpi, isha e detyruar që të kthehesha. Jam nga Elbasani", tha nëna.

"Kam qëndruar te një i njohuri im, s'kisha ku të jetoja më", tregon një tjetër qytetare! Ajo ka qëndruar për rreth 3 muaj në Itali ku kishte shkuar për kontroll dhe ka shfrytëzuar këtu mundësi për t'u rikthyer në atdhe. Teksa shprehet se nuk është shumë dakord që të qëndrojë në hotel me argumentin se është shëndoshë e mirë, shprehet se është e detyruar që ta respektojë pasi nuk ka një opsion tjetër.

134 shqiptarët e mbërritur sot në Rinas rreth orës 20:15 do të transportohen më pas në dy hotelet karantinë në Durrës, ku do të qëndrojnë aty për 14 ditë, si një masë parandaluese për përhapjen e COVID-19, nisur edhe nga fakti që vijnë nga një nga zonat më të nxehta, Milano. Ky është fluturimi i tretë i riatdhesimit të qytetarëve shqiptarë, ndërsa kosto e fluturimit dhe hotelit për t'u karantinuar prej 14 ditësh paguhet prej tyre. Që do të thotë, 100 euro iu ka kushtuar fluturimi për ardhjen në shtëpi dhe 21 euro dita qëndrimi në hotel, nga të cilat 14 euro për strehimin do të paguhen nga shteti dhe 7 euro të tjera për ushqim nga vetë personi.

Deri më tani janë afro 150 persona të riatdhesuar përfshirë studentët shqiptarë të mbetur në Turqi si dhe afro 110 shtetas pasditen e djeshme nga Roma, të cilët aktualisht janë vendosur në hotelet e Durrësit.  Në ditët në vijim, janë parashikuar fluturime riatdhesimi edhe nga Bari, Frankfurti, Parisi dhe Londra dhe do të ketë edhe fluturime të tjera në varësi të kerkesave, referuar deklaratës së Ballukut e cila në emisionin "Pa Protokoll" u shpreh se janë 10 mijë shqiptarë që kanë shprehur interesim për t'u kthyer në atdhe nga disa vende në Europë.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:33
Kthehet në atdhe pas më shumë se 3 muajsh në Itali, qytetarja: Kam qëndruar te një i njohuri im, s'kisha ku të jetoja më

Një qytetare e cila është rikthyer sot në atdhe pas më shumë se 3 muajve në Itali nuk është dakord që të qëndrojë në hotel në vetëkarantinim, por thotë se është një vendim i detyrueshëm që do ta zbatojë. Ajo thotë se është dashur të kthehet pasi për këtë periudhë ka qëndruar te një i njohuri i saj.

"Vijmë nga Treno. Shkoi mirë udhëtimi. Kam 3 muaj e 26 ditë në Itali, e izoluar totalisht. Kam qëndruar në shtëpi te një i njohuri im, nuk kisha ku të jetoja më, se kisha shkuar për kontroll se jam me kemp. Kam qëndruar në hotel, pastaj shkova te një i njohuri im. Nuk e shoh të arsyeshme për të qëndruar në hotel se shëndeti im është mirë, por nuk e di si do shkojë", tha qytetarja.

Ora 22:19
U rikthye sot në Shqipëri, qytetari për Report Tv: Pa u larguar korona nuk kthehem më në Itali!

Kishte shkuar në Itali për të punuar, por planet nuk shkuan ashtu siç e kishte parashikuar! Kjo është historia e një zotërie që është kthyer sot në Shqipëri me avionin e "Air Albania". Ai thotë se ka qëndruar në hotel për një kohë të gjatë me shpenzimet që ia paguante komuna e Milanos, teksa rrëfen se nuk do rikthehet më atje, të paktën deri sa të largohet koronavirusi.

"Udhëtimi shumë rehat, faleminderit qeverisë! Ne qëndruam 1 muaj e 40 ditë në Itali! Paguante komuna e Milanos, sa u ndërpre puna filloi asistenca. isha në punë, me rregulla. Do rikthehem pas 4-5 muajsh. Pa u larguar nga korona. Atje kemi pasur kushte të mira, ma merr mendja të jetë edhe kështu", tha qytetari.

Ora 22:16
7 muaj në Itali për kurim, nëna nga Elbasani: U ktheva në Shqipëri se kam burrin vetëm në shtëpi, isha e detyruar

Motivet nga më të ndryshmet kanë detyruar shqiptarët e bllokuar në Itali si pasojë e COVID-19 të kthehen në Shqipëri. Për mikrofonin e Report Tv, kjo nëna nga Elbasani thotë se është detyruar të kthehet sepse ka bashkëshortin vetëm.  

"Udhëtimi shkoi shumë mirë. Kisha 7 muaj andej. Jam operuar nga gjuri. Kam burrin vetëm në shtëpi, isha e detyruar që të kthehesha. Jam nga Elbasani", tha nëna.

Ora 22:12
Batuta 'perlë' e nënës nga Burreli: Prenotova një dhomë treshe se s'kishte teke! S'do e ndaj me njeri, do fle sa në një krevat në tjetrin (VIDEO)

Për herë të parë kishte shkuar në Itali, por nëna nga Burreli thotë se nuk do të kthehet më kurrë atje. Pas më shumë se dy muajsh në shtetin fqinj, nëna nga Burreli rrëfen se ka ardhur në Shqipëri dhe do të vetëkarantinohet në hotel. Ajo thotë se ka prenotuar një dhomë treshe, por nuk do të lejojë që të flejë me askënd teksa nuk ka nguruar edhe të bëjë batutë.

"Erdhëm shëndoshë, kam shkruar me 29 shkurt dhe u ktheva sot. Preva biletë me 14, por u djeg, preu goca një biletë tjetër, shkova atje s'kisha shkuar ndonjëherë, nuk shkoj më. Jam fry, të rrish atje mbyll. Jam nga Burreli! Në aeroplan, nga 3 ishim në avion. Ishim ngjitur aq fortë, nga 3 veta në sedilje. Kam prerë një biletë treshe, nuk fle me njëri, një natë do fle në një krevat, në një krevat tjetër", tha nëna.

Ora 20:18
Riatdhesimi/ Mbërrin në Rinas avioni me shqiptarët e bllokuar në Milano nga COVID-19

Mbërrin në Rinas avioni me shqiptarët e bllokuar në Milano. Siç raporton gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, përveç autobusëve që pritet t'i transportojnë në dy hotelet karantinë në Durrës, është edhe një ambulancë. Ajo do të shërbejë për të transportuar një udhëtarë i cili është tetraplegjiK. Ky i fundit kishte shkuar në Itali për vizitë, por mbeti i bllokuar si pasojë e mbylljes së kufijve për shkak të COVID-19.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sylejmën: 20/04/2020 15:06

    Po pse moj e uruarë e perendisë për burrë u merakose moj? Po gjeje moj një tjetere andej nga ishe..

    Përgjigju
  • Vlore: 19/04/2020 21:01

    Bo bo bo do na semurene jorgjete xhovanë, përse i sjellin?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë