Vijnë për të festuar Pashkët në atdhe, fluks në Kapshticë dhe Kakavijë, për 24 orë kanë hyrë 10 mijë emigrantë

14 Prill 2023, 11:23 | Përditesimi i fundit: 2023-04-14 15:31:38

Radhë të gjata janë shënuar mesditën e sotme në Pikën Kufitare të Kakavijës. Në të dyja anët e kufirit vijon fluksi i udhëtarëve për shkak të Pashkëve, me disa shqiptarë që duan të kthehen në atdhe për festa dhe të tjerë që ikin në shtetin helen.