Vijojnë negociatat! Ambasadori gjerman drekon me Bashën, lideri demokrat 3 orë takim me ekspertët e PD-së dhe aleatët

4 Qershor 2020, 18:27

TIRANË-Në pritje të vendimit të Lulzim Bashës se cfarë do bëjë me topin që ambasadorja amerikane i la në fushë për reformën zgjedhore, negociatat vijojnë për të bindur kryedemokratin.

Ambasadori i Gjermanisë Peter Zingraf drekoi me Lulzim Bashën, në tentativë për ta bindur që të firmosë paktin për reformën zgjedhore.