TIRANË- Një ditë pasi ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim deklaroi se kemi arritur një marrëveshje shumë të mirë për Reformën Zgjedhore, e ku e gjitha tashmë është në dorën e kryedemokratit Lulzim Basha për ta firmosur, ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca thirri në zyrën e tij paraditen e sotme 4 ndërkombëtarët që kanë luajtur një rol kyç në këtë proces.

Gazetarja e Report Tv, Klesiana Omeri raporton se takimi nisi në orën 11:00 mbahet në zyrën e Sorecës dhe të pranishëm ishin ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim, ambasadori i Britanisë së Madhe Duncan Norman, i Gjermanisë Peter Zingraf dhe ambasadori i OSBE Bernd Borchardt. Në përfundim të takimit që zgjati për 60 minuta asnjë nga palët nuk pranoi që të komentonte. Nuk dihet nëse pas kësaj mbledhjeje do të ketë takime me përfaqësuesit politik në Këshillin Politik të Zgjedhore.

Ky takim erdhi pas mbledhjeve të njëpasnjëshme e që zgjatën mbi 9 orë, mes anëtarëve të Këshillit politik dhe ambasadorëve. Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim mbrëmë ishte e prerë dhe shumë e qartë në mesazhin e saj,  teksa u shpreh se përgjegjësia për të firmosur marrëveshjen tani është e Lulzim Bashës. "Topi është në fushën e tij dhe tashmë ai ka në dorë të integrimin e vendit". Nga ana tjetër, në përgjigje të saj, kryedemokrati Basha tha se 'ka ende një çështje pa zgjidhur', por pa e zbuluar se cila është ajo.

Report TV mëson se cështja që kundërshton Lulzim Basha është depolitizimi i administratës zgjedhore. Shumica është me rekomandimin e OSBE-së për depolitizim të plotë. Ndërsa opozita kërkon që komisionerët të jenë politikë.

Kushti i opozitës për identifikimin biometrik në të gjithë vendin u pranua nga shumica. Po ashtu është gjetur zgjidhje edhe për rolin e KQZ, por jo për kërkesën që PD-ja kishte që Gjykata Kushtetuese të marrë në dorë zgjedhjet.

Cështja që ndan palët është depolitizimi i administratës zgjedhore. PD-ja kërkon që në komisionet me 7 anëtarë, vetëm tre prej tyre të jenë të depolitizuar, ku kandidaturat të vijnë edhe nga jashtë administratës, ndërsa për 4 të tjerët, pra shumica PD-ja propozon që të jenë vëzhgues, dy nga shumica dhe dy nga opozita, me kushtin që të kenë të drejtën e shënimit në procesverbal për vërejtjet që mund të kenë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:10
Mbyllet takimi 60 minuta mes ambasadorëve për reformën zgjedhore

1591265476_KIM.jpg

Një orë zgjati takimi i ambasadorëve në zyrën e Luigi Sorecës për Reformën Zgjedhore. Takimi nisi në orën 11:00 dhe përfundoi 60 minuta më pas. Në takim ishin ambasadorët e SHBA-së, BE-së, Gjermanisë, Britanisë dhe OSBE-së. Në fund asnjëri nga ambasadorët nuk pranuan që të prononcohen. Yuri Kim u largua nga hyrja e pasme duke shmangur mediat.

Ora 11:12
Një e nga një mbërrijnë në zyrën e Sorecës ambasadorët e SHBA, BE e OSBE (VIDEO)

Ka nisur në orën 11:00 takimi mes ambasadorëve të BE-së, SHBA-së, Yuri Kim, Britanisë së Madhe Duncan Norman dhe i OSBE-së, Bernd Borchardt. Takimi është thirrur nga ambasadori i BE-së Luigi Soreca dhe zhvillohet në zyrën e tij. Në fokus është Reforma Zgjedhore