TIRANE- Ministria e Mbrojtjes ka zyrtarizuar emrat e 28 nga 32 viktimat që janë regjistruar nga tërmeti tragjik që tronditi Shqipërinë. 15 nga viktimat janë shënuar në Thumanë, ndërsa 13 në Durrës dhe një në Lezhë. E ndërsa ministria ka publikuar emrat e vetëm 28 viktimave, numri ka arritur në 32 dhe për fat të keq pritet që të rritet në orët në vijim, pasi ende rreth 20 janë nën rrënoja në Thumanë dhe në Durrës, teksa grupet e kërkim shpëtimit po vijojnë operacionit, të ndihmuar edhe nga partnerët.
Ndërkohë që një tjetër tërmet 5.3 ballë ka goditur Shqipërinë. Forcat speciale vijojnë kërkimet për rreth 20 persona që vazhdojnë të jenë nën rrënoja. Kërkimet janë vijojne në 6 pika mes zonave të Durrësit, Kënetës dhe Thumanës: tek tre pallatet e rrëzuara në Thumanë, tek hotel Mira Mare në Durrës, hotel Tropikal, tek lagjja nr.6 në Durrës dhe në afërsi të kryqit të kuq.
Pjesa më e madhe e njerëzve të humbur raportohen në zonën e Kënetës në Durrës dhe Thumanë. Grupet e shpëtimit nga Kosova, Italia, Greqia dhe Kroacia presin të stabilizohet situata për të rinisur operacionet e kërkimit. Ndërkohë që forcat franceze do të jenë të fokusuara në kërkimin e njerëzve të gjallë nën rrënoja.
Deri më tani bilanci i viktimave nga tërmeti është 32 persona të konfirmuar nga familjarët, ndërkohë që sipas policisë kanë humbur jetën 26 persona duke krijuar një diferencë, se disa viktima të cilat ende nuk janë identifikuar. Kryeministri Edi Rama ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Tiranë dhe në Durrës, të cilat janë zonat më të prekura nga tërmeti, ndërkohë që 27 Nëntori është zyrtarisht Ditë Zie Kombëtare.