TIRANE-Mbrëmjen e sotme në aeroportin e Rinasit ka mbërritur avioni i 'Air Albania' me 131 shqiptarë nga Frankfurti. Prej së shtunës vijojnë riatdhesimet nga vendet e Europës në Shqipëri dhe më pas karantinohen për 14 ditë në Durrës. Deri tani janë kryer operacionet e riatdhesimeve me fluturime nga Stambolli dhe nga Italia, Roma, Milano dhe Bari.
Në momentin e mbërritjes në aeroportin e Rinasit, shqiptarët dërgohen me autobusë në dy hotelet e Durrësit duke ruajtur distancën, pra një pasagjer në një sedilje dyshe. Në karantinë në Durrës qëndrojnë për 14 ditë, ku 2/3 e shpenzimeve i paguan shteti, ndërsa qytetarët do të paguajnë biletën dhe cdo ditë nga 7 euro për qëndrimin në hotel. Shqiptarët e ardhur nga Gjermania thanë se kanë paguar 165 euro biletën, teksa nga Italia dhe Turqia ishte 100 euro.