TIRANE- Ka vijuar riatdhesimi i shqiptarëve që mbetën jashtë kufijve të vendit për shkak të koronavirusit. 230 shqiptarë nga Italia kanë zbarkuar sot në aeroportin e Rinasit. Në mbrëmje, një avion me 132 shqiptarë nga Roma, është ulur në Rinas. Mëngjesin e sotëm edhe 98 shqiptarë u riatdhesuan nga Bari i Italisë. Kthimi në Shqipëri po kryhet sipas një protokolli sigurie dhe në bazë të një kalendari riatdhesimi.
Pas dy ditëve të para që u riatdhesuan nga Stambolli dhe Italia, Roma dhe Milano, sot vijuan kthimet e shqiptarëve nga Bari dhe Roma. Ditën e shtunë u riatdhesuan nga Stambolli 155 shqiptarë nga Stambolli dhe Roma, ndërsa dje ‘Air Albania’ solli 134 shqiptarë nga Milano.
Në momentin e mbërritjes në aeroportin e Rinasit, shqiptarët dërgohen me autobusë në dy hotelet e Durrësit duke ruajtur distancën, pra një pasagjer në një sedilje dyshe. Në karantinë në Durrës qëndrojnë për 14 ditë, ku 2/3 e shpenzimeve i paguan shteti, ndërsa qytetarët do të paguajnë 100 euro biletën dhe cdo ditë nga 7 euro për qëndrimin në hotel.
Në mbrëmje një avion me 132 shqiptarë nga Romaështë ulur në Rinas.
"Prej sa kohësh qëndronit në Itali?
4 muajsh, po ama të kesh shtëpi në Durrës dhe të futesh në hotel është gjë jashtë logjike. Kemi shtetin fqinj ne atje për shembull, në rast se një shqiptar është me letra italiane nuk shkon atje nuk karantinohet nëse ka shtëpi. Unë tani kam shpinë në Durrës shkoj në Golem.
Si ju duket çmimi i vendosur?
Çmimi, hajt mo mirë që erdhën në Shqipëri.
Ku do të qëndroni?
Në hotel, unë shkova për të qëndruar një javë tek djali.
Si ju duket çmimi i vendosur?
Shumë i mirë, po më kanë marrë tek hoteli 270 mijë lekë.
Dhomë treshe keni prenotuar?
S’e di fare, ma ka prenotuar djali dhe në shtëpi kemi ndenjur 40 ditë, nuk kemi dalë prej dere hiç, gjithë ditën brenda.
Kur mendoni se do të kaloj kjo, ju keni qenë dhe në një vend të prekur?
Vallahi atje është e vështirë se janë duke vdekur përditë njerëz, tani ishallah zoti na ka në dorë.
Prej sa kohësh ndodheshit në Itali?
Kemi 4 muaj, po ne na zuri kjo se do kishim ardhur më shpejt po nga kjo ngelëm.
Ju kryen kontrolle tani që zbritët?
Posi…
Për gjendjen që është tani është shumë shtrenjtë. Edhe kjo nuk është e nevojshme 14 ditë në hotel kur unë kam shpinë time në Tiranë, po çfarë t’i bëjmë qeverisë.
Shkova tek çuni, ishim për 5 ditë na mbajtën 1 muaj e gjysëm“ - u shprehën disa nga shqiptarët e riatdhesuar.
Mbrëmjen e sotme në orën 20:00 me 60 minuta vonesë ka mbërritur avioni i dytë nga Italia me shqiptarë që po riatdhesohen. Paradite erdhi avioni i parë me 98 shqiptarë nga Bari, ndërsa nga Roma janë 132 të tjerë që do të transportohen me autobus direk në hotelin karantinë në Durrës.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka publikuar oraret dhe vendet nga ku do të kryhen fluturimet për riatdhesimin e shqiptarëve për ditët në vijim. Sipas njoftimit, ditën e sotme janë katër fluturime Tiranë-Bari, Bari-Tiranë, Tiranë-Romë dhe Romë-Tiranë.
Në datën 21 Prill do të jenë fluturimet Tiranë-Frankfurt dhe Frankfurt-Tiranë, në datën 22 Prill do të jetë fluturimi Tiranë-Londër dhe Londër-Tiranë ndërsa në datën ndërsa në datën 23 Prill do të jetë fluturimi Tiranë-Paris dhe Paris-Tiranë.
Deri më tani “Air Albania”, ka kryer fluturime riatdhesimi nga Stambolli, Roma dhe Milano. Krahas riatdhesimit të shqiptarëve, të cilët duan të kthehen në atdhe, kanë udhëtuar drejt Italisë edhe shtetas të huaj, të cilët kanë zgjedhur të largohen nga vendi ynë, si dhe shqiptarë rezidentë në Itali.
Personat e riatdhesuar, pas kontrolleve mjekësore në aeroportin e Rinasit, janë drejtuar për në Durrës në hotelet e përzgjedhura për karantinë ku do të qëndrojnë aty për 14 ditë. E gjithë procedura e riatdhesimit mund të aksesohet on-line duke klikuar në faqen zyrtare të “Air Albania”.
Disa nga shqiptarët që u kthyen nga Rinasi u shprehën të shqetësuar në lidhje me shumën që kanë paguar. Një qytetare tha se është vetëm në dhomë dhe atë e pa paguar për tre veta. "Në Itali qëndrova 9 javë. Mezi e zgjodhëm dhomën, ngelëm dhe ku na thanë...kemi paguar sa qimet e kokës, jam vetëm dhe e kam paguar dhomën për tre veta. Jam pensioniste i kam marrë hua ato lekë. Ai që ja kam marrë unë i do, unë nuk kam ku ti gjej". Pavarësisht se karantina 14 ditore është me detyrim, një tjetër qytetare që u riatdhesua sot nga Bari tha se "Shumë shumë mirë, të rrimë edhe ne njëherë pushim. Unë kam paguar 300 euro, 100 për biletën dhe 200 për dy persona dhe tani nuk e dimë si do të veprohet a do të na i kthejnë apo jo..." tha ajo.
Mesditën e sotme ka mbërritur avioni i parë nga Bari me 98 shqiptarë të riatdhesuar, ndërkohë që pasdite do të vijë avioni i dytë me 132 persona nga Roma.
Report Tv ka bërë sot një vëzhgim në dy hotelet te Shkëmbi i Kavajës në Durrës ku janë vendosur 200 shqiptarët që u kthyen dy ditët e fundit nga vendet e Europës me ‘Air Albania’-n në operacionin e nisur nga e qeveria. Rregullat në dy hotelet janë strikte, tek dera qëndrojnë dy ushtarë me kallashnikov në dorë që nuk lejojnë hyrje daljet e paautorizuara. Gjithçka për të karantinuarit ofrohet nëpër dhoma, ndërsa një përfaqësues i ISHP-së ndjek të gjithë ecurinë. Gazetari i Report Tv në Durërs Artur Korriku raporton se disave prej të karantinuarve u janë marrë tamponët. Personat që janë sistemuar në hotele janë në dhoma të ndryshe, teke ose dyshe. Në pamjet e siguruara nga Report Tv në ballkonet dhe dritaret e hoteleve duken të karantinuarit që po shijojnë detin në izolimin e detyruar. Pas 14 ditëve në karantinë dhe pas tamponëve ata do të lejohen që të bashkohen me familjen.
Po patjeter qe ne Itali eshte ndryshe prandaj kane aq te vdekur atje. Pastaj shqiptaret se rrespektojne karantinen, te gjithe dalin pak nga pak. Rastet me Covid nga Italia i kemi. Eshte shtrejte por kemi paguar edhe shume me shtrejte per bileta kthimi ne keto kohe. Shpresoj qe te jeni shendosh njehere.
Përgjigjuo re zoteri pse te duket apsurde kjo gje ty.rri ne itali po ste pelqeu ckusur kemi ne te tjeret qe te na e sjellesh virusin ti more legen
PërgjigjuJu del shume me lire se te rrinit ne Itali. 7 Euro dita (me pak se 1000 leke) edhe te gatuash ne shtepi kushton me shume. Keto dite ne Itali sa ju ka kushtuar dita?
PërgjigjuPo edhe te tjeret kane shtepi ne Shqiperi o robi prandaj erdhen, vetem se po ju lane ne shtepi ju jeni bombe biologjike, askush nuk e respekton karantinen.
PërgjigjuBo bo bo Xhovanët Jorgjër do na semurin tani, po pse more Edi i sjell mbrapa?
Përgjigju