Vijon ecuria pozitive e ekonomisë! Në 5 muaj në buxhet u arkëtuan 287 mld lekë të ardhura, shpenzimet mbi 236 mld

18 Qershor, 15:41

Ekonomia po regjistron ecuri pozitive, pasi si të ardhurat ashtu edhe shpenzimet janë në rritje të fortë krahasuar me vjet. Ministria e Financave raporton se nga janari deri në maj janë mbledhur mbi 287 miliardë lekë, ku rritja më e madhe është regjistruar nga të ardhurat nga punësimi dhe nga TVSH-ja.