Vijon Këshilli Politik/Burimet: Nuk ka dakordësi! PD-LSI amendament për hapjen e listave 100 %, pa prekur koalicionet, refuzohet nga PS! Largohet Hajdari

29 Korrik, 21:26 | Përditesimi i fundit: 2020-07-30 09:06:12

TIRANE-Prej orës 18:00 të ditës së sotme vijon mbledhja e Këshillit Politik për të diskutuar për listat e hapura dhe koalicionet përpara se të miratohen nesër këto ndryshime kushtetuese. Ka qenë PD që ka kërkuar mbledhjen e Këshillit Politik, ku Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari i përgjigjet pozitivisht, për të dialoguar me qëllim gjetjen e një marrëveshje për hapjen e listave. Vetëm 15 minuta mbledhje dhe Hajdari është larguar duke kërkuar leje pasi kishte një problem familjar.

Gjatë mbledhjes opozita jashtëparlamentare ka propozuar amendament kushtetues për hapjen e listave 100 %, duke thënë se për arritjen e kësaj duhet vetëm të shfuqizohet në nenin 68 të kushtetutës vetëm fjalia e tretë e pikës 1 dhe nuk ka më nevojë për prekjen e Kushtetutës.

Programe të tjera

Shiko të gjitha