Vijon operacioni antikanabis në Krujë, asgjësohen 700 bimë narkotike në 2 fshatra! Policia në kërkim të kultivuesve

10 Qershor 2023, 13:47

Mbi 700 bimë narkotike kanabis janë asgjësuar ditën e sotme në Krujë në fazën e 14-të të operacionit antikanabis të policisë. Bimët narkotike u gjetën të kultivuara në zona të pyllëzuara të territoret e fshatrave Cudhi Kamp dhe Kroi i Madh, si dhe në malin e Bruzit.