Vala e rritjes së çmimeve nuk ka të ndalur. Në shtator sipas të dhënave të INSTAT, inflacioni ishte 2.5% nga 1.5% që ishte në vitin e kaluar, dhe ndikimin më të madh në këtë rritje e ka dhënë shtrenjtimi i produkteve të shportës.
Bazuar në raport çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike u rritën me 4.6% krahasuar me shtatorin e 2020. Ky shtrenjtim sipas ekspertëve vjen si pasojë e kërkesës së lartë për konsum nga qytetarët dhe ofertës së ulët. Po ashtu faktor tjetër që ndikon në shtrenjtimin e produkteve bujqësore është edhe informaliteti në sektor apo rritja e kostove nga pandemia, tërmeti dhe përmbytjet.




















