Vijon skandali, shtyhen 28 fluturime të Ryanair dhe Wizz Air! Dy kompanitë dëmtojnë imazhin e Rinasit, vlerësim negativ nga 'Flight Radar'! Autoritetet heshtin

26 Qershor, 21:34

Vijon skandali i vonesave të fluturimeve në Rinas nga kompanitë Wizz-Air dhe Ryanair. Vetëm në dy orët e mbrëmjes së sotme janë vonuar mbi 28 fluturime, duke sjellë një dëmtim të madh imazhi për Aeroportin e Tiranës, i cili vetëm prej këtyre kompanive merr vlerësime negative. Asnjë reagim nga autoritetet.