Vila perandorake e Berishës, Doçi në ‘Repolitix’: Pastrim parash, në politikë u fut me një apartament, sot familja më e pasur në Ballkan! Shkëlzeni e Argita sekserë

23 Korrik, 21:50

Gazetari Adriatik Doçi ka komentuar investigimin e Shqiptarja.com, përmes së cilit për herë të parë u publikuan dokumente dhe procedura që implikojnë Sali Berishën, atëherë kryeministër të përkushtuar të firmosë leje ndërtimi në favor të firmës që ndërtoi fshatin turistik luksoz në Gjirin e Lalzit. Investigimi publikoi dhe faktet se si Argita, transformoi një shtëpi 50m2 në vilën perandorake ‘D5’.