Virozat e stinës/ Kreu i Urgjencës Kombëtare, Brataj: Nuk jemi ende në kulmin e shifrave! Ata që kanë forma të lehta duhen trajtuar në banesë

22 Janar, 12:54

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj foli në Report Tv lidhur me situatën e gripit dhe virozave të stinës të cilat kanë mbushur disa prej spitaleve të vendit. Brataj këshillon qytetarët në ‘Sot Live në Shqipëri’, që nëse kanë simptoma të lehta të mos i drejtohen menjëherë urgjencës.