Virozat mbushin urgjencën në Fier, mjeku: Diarre, të vjella dhe temperaturë! Të moshuarit dhe të sëmurët kronikë bëjnë komplikacione

29 Gusht, 13:25 | Përditesimi: 29 Gusht, 13:25

Vera e nxehtë dhe temperaturat e larta kanë sjellë fluks të shtuar pacientësh në urgjencën e Fierit. Mjekët raportojnë një rritje të rasteve me viroza dhe probleme me stomakun e zorrët, të shoqëruara kryesisht me diarre, të vjella dhe temperaturë.

E.H/Shqiptarja.com