Virozat/ Shtohen të prekurit gjatë festave, ISHP: 13 mijë raste në javë! Epidemiologët: Jo medikamente pa rekomandimin e mjekëve

7 Janar, 14:03 | Përditesimi: 7 Janar, 14:03

Pas festave të fundvitit në të gjithë vendin është vërejtur një rritje e qarkullimit të virusit të gripit dhe infeksioneve respiratore. ISHP raporton se numri i rasteve javore ka arritur rreth 13 mijë, por thekson se se këto shifra mbeten ende larg pragut epidemik. Më të prekurit mbeten fëmijët dhe të moshuarit. Epidemiologët këshillojnë qytetarët t ëmos përdorin medikamente pa rekomandimin e mjekësve.  

A.A/Shqiptarja.com