‘Vish fustanin me toga’, Kryemadhi si Basha, shfaqet duke gatuar dhe ia merr këngës me kandidaten e LSI-së që po lan enët

25 Mars 2021, 11:20

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e cila kryeson listën e kësaj partie në Fier, ngjashëm si kreu i PD-së Lulzim Basha është shfaqur duke gatuar.

Kryemadhi shfaqet pa mendje, duke skuqur diçka në tigan, ndërkohë që pranë saj është edhe kandidatja për deputete Kejdi Mehmetaj e cila po lan enët.