Vit i thatë e i shtrenjtë! 57 mln euro import energjie në 6 muaj, vetëm në qershor u bënë 23 mln € blerje! Importi u pesëfishua në krahasim me 2024-ën

22 Qershor, 19:15 | Përditesimi: 22 Qershor, 19:15

Mungesa e shirave shton kostot për furnizimin me energji. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka blerë 57.2 milionë euro energji elektrike vetëm për gjashtëmujorin e parë të vitit, ose 5 herë më shumë se vjet. Për shkak të thatësirës dhe rënies së prodhimit janë importuar nga jashtë 453 mijë megavat energji

E.H/Shqiptarja.com