Viti 2019 në Shqipëri vjen me 6 djem

1 Janar 2019, 12:19

Në natën e ndërrimit të viteve, në orën 00:00 në mesnatë, kanë ardhur në jetë 4 foshnje të gjinisë mashkullore, nga të cilat tre do të përfitojnë çekun e bebes. 

Foshnja e parë lindi në Tiranë në orën 00:01, në maternitetin "Mbretëresha Geraldinë". Foshnja e porsalindur, e gjinisë mashkull, me peshë 3 kg e 150 gr, është pagëzuar me emrin Elis.

Prindërit e Elisit, Emilina Shtembari dhe Besmir Gogu u shprehën të lumtur që  djali i tyre ishte dhe fëmija i parë i 2019-ës.

Foshnja që konsiderohet edhe ai si i pari për këtë vit, po e gjinisë mashkull, lindi në maternitetin tjetër të Tiranës, "Koço Gliozheni". Kryeministri Edi Rama e takoi personalisht nënën e Aleksit, për t'i dhënë çekun e bebes. Aleksi, si fëmija i tretë i familjes përfitoi çekun me 120 mijë lekë të reja. (Lexo këtu)

Ndërkohë, fëmija e dytë që erdhi në jetë do të përfitojë 80 mijë të reja dhe ai i treti 40 mijë lekë të reja.

Edhe në Fier e Korcë, bebet e para ishin djem. Në qytetin e Fierit lindi një djalë ndërsa në atë të Korcës dy djem. I pari në qytetin e Korcës lindi në orën 01:47 e i dyti në orën 08:30. Ndërsa në Lushnjë, një çift nga fshati Gramsh u gëzuan po me një djalë, pas shumë vajzave që kishin.

    No videos found.