Fillimi i vitit 2021 ka sjellë bilanc të frikshëm viktimash si pasojë e përplasjeve nga aksidentet rrugore. Vetëm në ditën e dielë janë regjistruar në të gjithë vendin 6 përplajse fatale, të cilët kanë prodhuar 4 viktima dhe disa të tjerë të plagosur.
Report Tv ka siguruar pamjet e rënda nga aksidenti i ndodhur mbrëmjen e së dielës në Elbasan, ku si pasojë e përplasjes së një automjeti me një minibus, mbeti i vdekur pasagjeri i “Volksëagenit”, Kledis Deda dhe 6 të tjerë të plagosur.
Siç shihet nga videoja e Report Tv, automjeti tip “Volksëageni” ka bërë parakalim të gabuar me shpejtësi të madhe, dhe i ka dalë përpara minibusit duke u përplasur “kokë më kokë” me këtë të fundit.
Në pranga ka përfunduar drejtuesja e mjetit. 29 vjeçarja akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Sipas ekspertëve, shkak kryesor është shpejtësia dhe parakalimet e gabuara. Tek këta të fundit, ka një kulturë të dobët të sigurisë rrugore.
“Mendoj që ka ndikuar tejkalimi i shpejtësisë mbi normat, por edhe norma të tjera të sjelljes që nuk zbatohen nga përdoruesit e rrugës, siç janë parakalimet e gabuara. Në parakalimet e gabuara kjo vjen për dy arsye. E para është kultura e vogël e sigurisë rrugore dhe respekti i vogël që kanë këta përdorues rruge për jetën” – tha eksperti Artur Sulçe.
Eksperti Artur Sulçe ngre edhe shqetësiëmin e sinjalistikës rrugore, edhe pse sipas tij, rastet e aksidenteve për këtë shkak janë më të vogla.
“Ka patur vende në të cilat ka qenë edhe sinjalistika e gabuar, të cilat sjellin edhe këto elemente të aksidenteve. Por, problemet e sinjalistikës kanë qenë në një shkallë më të vogël, në raport me mospërshtatjen e normave të sjelljes të përdoruesve të rrugës” – u shpreh ai.
