Viti 2022 mbyllet me inflacion të lartë, BSH: Ndikojnë goditjet e tregut të huaj! Çmimet e larta gërryejnë fuqinë blerëse të familjeve, bizneset të tregojnë kujdes

11 Gusht 2022, 15:07

Viti 2022 do të mbyllet me inflacion të lartë, që pritet të dobësojë fuqinë blerëse të familjeve me të ardhura të ulëta dhe mesatare. Kështu shprehet Banka e Shqipërisë në raportin e politikës monetare ku thuhet se ndikimin më të madh në rritjen e inflacionit e kanë pasur ushqimet dhe karburanti. Edhe në këtë raport inflacioni konsiderohet rreziku kryesor i ekonomisë së vendit.