Viti 2024 nis me rënien e besimit në ekonomi! Ndërtimi e turizmi, pesimizëm për aktivitetin dhe punësimin! BSH: Bizneset presin ulje çmimesh, konsumatorët pesimistë

1 Shkurt, 16:01

Besimi në ekonomi është përkeqësuar në janar edhe pse bizneset presin rënie të çmimeve. Banka e Shqipërisë në vrojtimin e fundit thotë se konsumatorët, sektori i ndërtimit dhe ai i shërbimeve janë pesimistë për situatën ekonomike. Qytetarët thonë se situata financiare e tyre është përkeqësuar, ndërsa industria e tregtia, kanë pritshmëri pozitive.