Viti i 100 i punimeve të Kuvendit/ Ruçi: Ky sesion do të jetë i punëve të mbaruara, nga integrimi para majit 2020 tek Reforma Zgjedhore

20 Janar 2020, 17:35 | Përditesimi i fundit: 2020-01-20 20:14:45

TIRANE-Pas pushimeve, sot në orën 17:00 do të nisë sesioni i ri parlamentar në Shqipëri, i cili parashikohet që të jetë mjaft i nxehtë duke filluar nga acari i janarit, pasi çështjet që do të diskutohen dhe që pritet që të miratohen nga shumica socialiste kanë ngjallur debat të fortë. Përplasja mes palëve pritet që të nisë nga akti normativ 'anti-KÇK', që kryeministri Edi Rama ka premtuar se do të miratohet brenda janarit.

Në fund të dhjetorit kryeministri Edi Rama u shpreh se në janar do të miratohet akti normativ anti-KÇK. "Në fillim të janarit, menjëherë pas Vitit të Ri, ne do kalojmë aktin që u pengua për shkak të Gjendjes së Emergjencës kundër krimit të organizuar dhe KÇK-së" tha Rama në 23 dhjetor. Por cfarë parashikon ky akt normativ i kundërshtuar nga opozita? (lexo ketu).