Viti i Ri/ Zbuloni ku do kalojnë pushimet shqiptarët

25 Dhjetor 2023, 15:51

Agjencitë turistike flasin për një ndryshim të trendit tek shqiptarët të cilët duan të zgjedhin të kalojnë Vitin e Ri jashtë Shqipërisë.

Destinaciohet më të përzgjedhura janë vendet e rajonit, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Greqia apo Kosova.

Jetmira Hoxha operatore turistike në një intervistë me skype me emisionin “Sot Live në Shqipëri” në Report Tv tregon trendin e fundit.

“Këtë vit janë zgjedhur më shumë udhëtimet me avion dhe më të pakta kërkesat për udhëtime me autobus. Vendet e rajonit dhe të Europës kanë qenë të preferuara për shkak të çmimeve dhe lehtësirave që i kanë ofruar ato”