anë 304 nxënës që janë ulur për herë të parë në bankat e shkollave në Gjirokastër dhe Libohovë. Sipas të dhënave në Gjirokastër, infrastruktura shkollore ka qenë e gatshme për të pritur këtë vit shkollor.
Sivjet janë rikonstruktuar dy shkolla 9-vjeçare në Gjirokastër, duke përmbushur kështu kushtet. Ajo që vihet re është se sivjet ka rritje të numrit të nxënësve të regjistruar aktiv në shkollat e Gjirokastrës dhe Libohovës.
Nëse vjet në total në sistemin fillor, 9 vjeçar dhe te mesëm rezultonin 3732 nxënës, sivjet ky numër rezulton të jetë 3949, pra më shume së 200 nxënës në raport me një vit më parë.