Vizita e Blinken, Basha: SHBA ka te PD një faktor politik krenar për aleancën, marrëdhëniet strategjike nuk i fus në çorapet e pista të politikës së përditshme

15 Shkurt, 10:03

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në hyrje të Kuvendit ka komentuar vizitën e Antony Blinken në Tiranë. Basha u ndal në marrëdhëniet historike mes Shqipërisë dhe SHBA-së duke thënë se dy vendet kanë një lidhje të fortë pavarësisht se kush është në qeveri apo opozitë. Ai tha se këtë vizitë “nuk ka ndërmend ta fusë në çorapet e pista të politikës së përditshme të Tiranës”, duke mos pranuar të japë komente të tjera përtej marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve.