Vjedhja e makinës në Rinas, Bledi Haka organizatori kryesor! Çau çelësin e derës dhe e ndezi me program kompjuterik! 2 ‘Range Rover' të tjerë u vodhën në Vorë

14 Qershor 2023, 15:49

Bledi Haka, person me precedent penalë, është autor i vjedhjes së makinës luksoze të një biznesmeni nga Elbasani në aeroportin e Rinasit. Mjeti u gjet i parkuar në zonën e Astirit ndërsa policia dyshon se do përdorej në ngjarje kriminale. 42-vjeçari i kërkuar dyshohet se përdori programe kompjuterikë për hapjen e dyerve dhe çaktivizimin e GPS.