Vjedhje nën kërcënimin e armës, kapet pas 11 vitesh 46 vjeçari në Fier, në kërkim bashkëpunëtori

2 Gusht 2023, 09:37

Një 46 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Fierit pas 11 vitesh, pasi akuzohet për një vjedhje të ndodhur nën kërcënimin e armës në vitin 2012. Sipas policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Portëz ku i arrestuari vodhi nën kërcënimin e një arme zjarri, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, një shumë parash në një subjekt për shitje të gazit. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka caktuar ndaj 46-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi akuzohet se në vitin 2012, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, nën kërcënimin e një arme zjarri, vodhi rreth 60 000 lekë, në një subjekt për shitje të gazit, në fshatin Portëz