Vjeshta rikthen virozat stinore, më të prekurit fëmijët! Çdo mjek familjeje kryen mbi 30 vizita ditore! Mjekja: Mos neglizhoni simptomat, kujdes me anti-biotikët

7 Shtator 2023, 18:45

Me ndryshimin e temperaturave janë shtuar rastet e të prekurve nga virozat stinore. Çdo mjek pediatër pret mesatarisht mbi 30 pacientë në ditë në qendrat shëndetësore, me temperaturë, probleme respiratore, diarre dhe rënie të imunitetit.