Vjosa po u ‘grabit’ tokat bujqësore në Novoselë, fermerët: Gjendja është katastrofale, shteti të ndërhyjë

27 Tetor 2021, 20:44

Fermeri në Novoselë dikur zotëronte 11 dynym tokë. Sot atij i kanë mbetur vetëm 7. Toka e fshatit të tij po gërryhet çdo vit e më tepër për shkak të erozionit të shkaktuar nga lumi Vjosë.

“Këtu lumi sa vjen dhe i mori të gjitha këto. Unë nga 11 dynym që kisha tek plepat më kanë ngelyr 7. Janë matanë ato. Çdo dimër han nga 10-15 metra”, tha një fermer.