VKM/ Protesta e studentëve të mjekësisë, Manastirliu dhe Kushi: Po konsultohemi për të marrë vendim! Qeveria e detyruar të frenojë fenomenin

29 Qershor 2023, 12:32 | Përditesimi i fundit: 2023-06-29 15:52:46

Dy ministret Ogerta Manastirliu dhe Evis Kushi janë prononcuar këtë të enjte për revoltën e studentëve të mjekësisë lidhur me planin e qeverisë për punësimin 3-vjeçar të detyrueshëm. Teksa ishin duke prezantuar vendimet pas mbledhjes së qeverisë, dy ministret u pyetën edhe për protestën e studentëve të Mjekësisë, të cilët kanë paralajmëruar se do të vijojnë tubimet derisa qeveria të tërhiqet nga kjo nismë.