Vlonjati sfidon temperaturat e ulëta prej 30 vitesh duke u zhytur në det gjatë dimrit! Ka notuar drejt Sazanit e Karaburunit! Frika, përballja me delfinët dhe për të pasur dëshira për të pasur një fermë kafshësh

25 Janar 2022, 12:15 | Përditesimi i fundit: 2022-01-25 16:24:59

Të sfidosh temperaturat e ulëta. Arben Abazaj është vlonjati që jo vetëm në këtë ditë të acartë por shpeshherë kënaqesine e gjen në ujërat e detit. Edhe në këtë ditë ku temperaturat kanë shënuar deri në -4 grade në Vlorë, Arbeni nuk i ndahet detit ndërsa tregon eksperiencat e tij edhe kur ka sfiduar temperaturat e ulëta në lumë apo edhe kur ka përshkruar me not largësinë nga Volta deri në Karaburun e Sazan.