Vlora ‘pushtohet’ nga turistët, pret 30% më shumë këtë vit! S’ka vende për fjetje! Kreu i operatoreve turistikë: Hoteli më i madh 100 dhoma, të tjerët nga 20-30

28 Maj 2023, 16:01

Edhe pse sezoni sapo ka nisur, Vlora po njeh numër të lartë turistësh, rreth 30% më shumë se vjet. Kreu i Operatorëve Turistikë, Vasil Bedinaj, thotë se mungojnë strukturat për ti akomoduar, pasi hoteli më i madh në Vlorë ka 100 dhoma e të tjerët me nga 20 deri 30 dhoma, të pamjaftueshmë për të përballuar fluksin në rritje të turistëve.