Vlorë- Ndërsa sezoni veror po përfundon, rritet edhe fluksi i emigrantëve që kthehen drejt vendeve të tyre të punës.
Në datat 22 dhe 23 gusht, Porti i Vlorës ka shënuar një fluks të lartë udhëtarësh.
Mbi 3 mijë persona janë larguar nga Shqipëria me tre tragete, për t’u rikthyer në vendet ku jetojnë dhe punojnë.



















