Vlorë, banesa përfshihet nga flakët! Dyshohet se është përhapur zjarri i oxhakut

27 Nëntor 2020, 22:50

VLORË - Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të premte në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 29 nëntori teksa dyshohet se flakët janë përhapur nga zjarri në oxhak.

Si pasojë e flakëve, ka vetëm dëme materiale dhe nuk ka të lënduar.

Zjarrëfikësja ka mbërritur menjëherë dhe ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Vetëm disa orë më herët, një banesë është përfshirë nga flakët në Shkodër ku gjithashtu ka pasur vetëm dëme materiale.