SHKODËR - Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme (27 nëntor) në qytetin e Shkodrës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen e quajtur Qafë-Hardhi ku si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale dhe nuk ka të lënduar.
Mësohet se zjarri është shkaktuar nga pakujdesia e familjarëve ku fatmirësisht nuk ka shpërthyer bombola e gazit.
Zjarrëfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje por e kanë të vështirë të futen në këtë banesë për shkak të ngushticës së rrugicës.
Ndërkohë janë fikur të gjithë dritat në këtë zonë për të parandaluar shkëndija elektrike që do të përhapnin flakët.