Vlorë/ Grabitën 2 qytetarë dhe një pikë karburanti me pistoletë lodër, në pranga 3 të rinjtë

22 Prill, 09:10 | Përditesimi i fundit: 2024-04-22 11:53:17

Reagimi i menjëhershëm dhe profesional i shërbimeve të Policisë bëri të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve të dyshuar për 2 vjedhje nën kërcënimin e  një arme imituese pistoletë me silenciator.

Vodhën nën kërcënimin e një pistolete imituese, një shumë parash, 2 shtetasve, dhe më pas duke u larguar hynë dhe vodhën në një pikë karburanti, xhiron ditore, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Vlorë, kapen dhe vihen në pranga 3 autorët e dyshuar. 

Sekuestrohen arma imituese pistoletë me silenciator, shuma e parave dhe aparati celular, të dyshuar të vjedhura, një mjet prerës (thikë) dhe automjeti që autorët kanë përdorur për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.